Sunday, 24th June 2018
24 June 2018

Zogjtë e shqetësimit. Ne nuk ndryshojmë dot rrethanat. Por ja çfarë kemi në dorë

Eshtë një shprehje kineze që thotë: “Që zogjtë e shqetësimit dhe merakut fluturojnë mbi kokën tuaj, kësaj ju nuk keni çfarë t’i bëni. Por që ata të ndërtojnë foletë e tyre në flokët tuaj, këtë ju mund ta pengoni”.

Shqetësimi mund të fluturojë sipër jush; ose ju mund të lejoni shqetësimin që të “ndërtojë fole” në mendjen tuaj. Ju mund të zgjidhni nëse ta lejoni merakun që të jetë një emocion i çastit; ose, nëse ju do lejoni që meraku të bëhet pjesë e stilit të jetës tuaj. Ne nuk mund të kontrollojmë rrethanat; por ne mund të kontrollojmë reagimet tona ndaj tyre. Shqetësimi është diçka që ju mund të vendosni të mos e lejoni të ngrejë “folenë” në psikologjinë tuaj.

Në përgjithësi, shqetësimi është një reagim i natyrshëm emocional që njerëzit përjetojnë. Që të përjetosh merakun, nuk është domosdoshmërisht negative. Problemi është nëse e lejoni që të marrë kontrollin mbi ju, ose nëse ju merrni kontrollin mbi të.

Paradoksalisht, shqetësimi mund t’ju shtyjë drejt veprimit pozitiv:

Mund t’ju bëjë të ndjeshëm për një problem që mund të ndodhë në të ardhmen.
Mund t’ju shtyjë të parashikoni dhe zhvilloni një zgjidhje nëse problemi shfaqet.
Mund t’ju lejojë të vini në zbatim një zgjidhje të menduar që e pengon problemin.
Megjithatë, nuk është shqetësimi që është i dobishëm ose përshtatës: është por, reagimi i sjelljes që ai mund të shkaktojë. Zgjidhja paraprake e problemeve të nxitura nga shqetësimi pasqyron një reagim konstruktiv të sjelljes. Shqetësimi mund të “zgjojë” një person për pasojat e dëmshme që mund të rezultojnë nga dështimi provimin, mos pagimi i faturave, ose ngecja në mes të askundit, nëse makina prishet. Por mendimi për pasojat negative nuk është i mjaftueshëm që shqetësimi të ketë një rezultat të dobishëm – shqetësimi duhet të çojë në kërkimin e zgjidhjeve për problemin dhe pastaj vënien në zbatim të tyre.