Tuesday, 22nd May 2018
22 May 2018

Zgjidh lulen më të bukur dhe lexo mesazhin që fshihet për ty

Lulja numër 1:

Je tip që i pëlqen tejmase festat. Përpara fillimit të pushimeve verore, mirë është të organizosh një festë me personat që do më tepër. Je mjaft i/e lidhur me miqtë e tu jo vetëm për shkak të natyrës tënde të këndshme, por edhe sepse di se si t’i ngushëllosh ata në çdo rast. Në shumicën e rasteve i gjen fjalët e duhura për t’i këshilluar mbi çdo problem që mund të jenë duke kaluar. Kjo lule përdoret më tepër për të treguar vlerat e një personi.

Lulja numër 2:

Je person me mjaft energji. Lë përshtypje të mirë tek të tjerët që tërhiqen lehtësisht nga personaliteti dhe paraqitja jote. I motivon personat përreth me energjinë dhe imagjinatën tënde. Gjërat nuk do të ishin kaq të bukura pa ty. Lulja përfaqëson pastërtinë dhe bukurinë e sofistikuar. Fjalët që të përshkruajnë më mirë janë: njeri pozitiv, kurioz dhe me kurajo. Edhe pse je tepër entuziast/e për të nisur projekte të reja, edhe pse mund të mos jesh i mirë në çdo aspekt.

Lulja numër 3:

Pikërisht si një trëndafil, je person i mrekullueshëm, por mund t’u nxjerrësh edhe gjembat personave që të afrohen shumë. Njerëzit e tjerë të pëlqejnë për faktin se je i/e sinqertë. Kjo lule tregon se je person social, unik dhe guximtar. Organizon mirë çdo gjë për të ardhmen dhe ke projekte të mëdha për veten. E di se çfarë do dhe nuk ke frikë të përpiqesh për ta arritur. Duhet të kesh gjithmonë parasysh se ndonjëherë duhet të ndalosh të marrësh frymë dhe të jetosh në maksimum të tashmen, pa e vrarë shumë mendjen për të ardhmen.

Lulja numër 4:

Trëndafili i zi është lule e rrallë dhe e veçantë, pikërisht si ty. Askush nuk mundet dot të të kopjojë, sepse je unik/e dhe kjo të bën mjaft me vlerë në sytë e të tjerëve. Mendon ndryshe dhe do të jesh përherë në krye të gjërave që nis. Tërheq personat rreth teje për karakterin unik që ke. Je edhe person mjaft i pavarur.

Lulja numër 5:

Tulipani përfaqëson rëndësinë dhe dashurinë perfekte, ashtu siç i përfaqëson edhe ti. Dallohesh mjaft për zemrën tënde të ngrohtë dhe për natyrën tënde të mëshirshme. Ndonjëherë mund të të kontrollojnë edhe emocionet dhe të bëjnë të dukesh person i ndjeshëm. Kur dashuron, dashuron me gjithë zemër dhe dëshiron të jesh me atë person për gjithë jetën. Mbaje përherë në mendje se sa person i veçantë je dhe mos e lejo ankthin të të pushtojë.

Lulja numër 6:

Ashtu si një orkide, edhe ti ndihesh si në shtëpinë tënde kudo në botë. Mbretëresha e luleve është një nga më të bukurat. Ju keni diçka të përbashkët me orkidetë: jeni të paparashikueshme. Orkideja përfaqëson një personalitet femëror të bukur dhe magjepsës, elemente këto mjaft të rëndësishme dhe të dallueshme edhe në personalitetin tënd. Punon fort dhe i arrin gjithmonë objektivat e tu, sepse jep 110% nga vetja jote. Arrin t’i zgjidhësh problemet mjaft natyrshëm dhe kjo është arsyeja pse miqtë e tu të kërkojnë këshilla për problemet e tyre.