Monday, 25th June 2018
25 June 2018

Tipare të njerëzve që kanë varësi nga negativiteti. Kujdes, mos jeni edhe ju?

Shqetësohen për budallallëqe

Njerëzit që kanë varësi nga negativiteti humbasin në një gotë ujë. Nëse thyhet një pjatë, për ta është dramë stratosferike, që pak ndonjë ore do e zëvendësojnë me një tjetër. Në vend të shijojnë të përditshmen, hidhërohen duke menduar për të ardhmen, gjë që i bën edhe më negativë. Nuk dinë t’i japin çdo gjëje rëndësinë e duhur dhe tendenca e tyre është te kzagjerojnë gjithçka, gjë që i bën të duken jo shumë të besueshëm.

Injorojnë atë që është pozitive

Nuk ka rëndësi nëse kanë patur një ditë fantastike në punë, nëse kanë marrë një dhuratë apo një lajm të mirë. Përqëndrohen vetëm në aspektet e jetës që nuk u pëlqejnë, injorojnë krejt momentet e bukura që jetojnë. Duke qenë se injorojnë aspektet pozitive, nuk janë të vetëdijshëm për ekzistencën e tyre dhe kur reflektojnë zakonisht arrijnë në konkluzione që janë shumë të pafat apo që vlejnë pak. Nuk e gëzojnë lumturinë e tyre, por mendojnë vetëm që janë të zhytur në një vortbull fatkeqësish që ua manipulon mendja e tyre.

Nuk janë të aftë të pranojnë një kompliment

Kur dikush u bën një kompliment, këta reagojnë shumë keq. Vetëvlerësimi i tyre kompromentohet nga një negativitet i tillë, dhe e konsiderojnë çdo kompliment si fyerje. Besojnë se të tjerët i përqeshin, kur në të vërtetë duan thjesht të jenë të sjellshëm. Nuk janë të aftë të pranojnë se, pavarësisht se nuk e pranojnë, kanë edhe virtyte.

Flasin vetëm për problemet

Kënaqen kur flasin sa e padrejtë është jeta ndaj tyre, por nuk janë të interesuar të dijnë se si ndjehen të tjerët. Nuk dinë të dëgjojnë dhe janë egoistë: gjërat që u ndodhin atyre janë gjithmonë më keq. Ato pak herë kur lejojnë që dikush të hyjë në monologun e tyre, ndodh sepse kanë diçka për të rithënë. Kjo i bën që shpesh të përplasen me të tjerët, kur kapërcejnë kufijtë. Kanë nevojë të shfryhen vazhdimisht, gjë që i bezdis shumë të tjerët.

Marrin pak risqe

U japin shumë rëndësi opinioneve të të tjerëve. Çdo koment i prek në mënyrë alarmante. I bazojnë mendimet që kanë për veten tek opinionet e të tjerëve, të cilave u mungon objektiviteti, gjë që i bën të jenë shumë të pasigurtë dhe të varur. Kanë kaq shumë frikë se mos vuajnë nga ajo që të tjerët thonë apo bëjnë, saqë nuk hezitojnë të ndërtojnë “filmat në mendjen e tyre” (këtë e bëjmë të gjithë, por njerëzit e varur nga negativiteti i bëjnë me “efekte speciale”), në të cilët janë gjithmonë të kërcënuar apo dëmtuar. Kështu, me qëllimin që të mbrohen, marrin gjithmonë pak risqe.

Mund të jenë shumë paranojakë

Njerëzit që kanë varësi nga negativiteti janë shumë paranojakë. Një e qeshur jashtë vendi apo një shikim i çuditshëm mund t’i bëjë të mendojnë se të tjerët po flasin keq për ta. Kjo i bën persona kritikë me njerëzit përreth tyre, gjë që rrit dëshirën e të tjerëve për t’iu larguar.

Sjellja e tyre mund të jetë e vështirë të menaxhohet dhe ndonjëherë, e padurueshme. Duhet të kesh shumë durim për të kuptuar arsyen përse sillen kështu. Shumicën e rasteve sjelljet e tyre janë pasojë e një serie eksperiencash negative të menaxhuara keq. Nuk është asnjëherë shumë vonë që në jetë nuk është gjithçka bardhë e zi: jetojmë të rrethuar nga hije të grisë. Ka ditë të bukura dhe ditë të shëmtuara, por jo çdo gjë është e tmerrshme.