Tuesday, 17th July 2018
17 July 2018

Sytë chico, ata nuk gënjejnë. 6 të dhëna që ndoshta nuk i dinit për sytë

Sytë janë një pjesë tepër e veçantë e trupit të njeriut, unikë tek çdo njeri. Thuhet se ato “janë pasqyra e shpirtit” dhe se mund t’i tregojnë të tjerëve sesi ndiheni nga brenda. Megjithatë, shpesh, falë syve tregoni më shumë seç duhet.

Ja disa fakte interesante që ndoshta nuk i dinit për sytë:

Mund të thonë të vërtetën… ose gënjeshtrën

Nëse nuk keni besim tek dikush shikojeni në sy. Nëse shohin lart dhe në të majtën e tyre, atëherë po gënjejnë. Nëse shohin nga ana tjetër, me siguri po kërkojnë të kujtojnë informacion.

Kanë një aftësi të pabesueshme për dallimin e ngjyrave

Sytë tuaj mund të dallojmë rreth 10 milionë tonalitete të ndryshme ngjyrash. Mënyra si i shihni ngjyrat mund të ndikojë në aspekte të ndryshme të jetën. Për shembull, ushqimi mund të ketë shije tjetër në varësi të ngjyrës që ju perceptoni.

Ngjyra e syve dikton tolerancën ndaj alkoolit

Një studim i realizuar së fundmi nga Universiteti i Georgias zbuloi se sytë me ngjyrë të hapur (blu, jeshile, kafe e hapur dhe gri) ‘e mbajnë’ më shumë alkoolin, se ata me ngjyrë të errët të syve.

Refleksi i përpëlitjes kontrollohet nga një muskul i fuqishëm

Pjesa më e madhe e të rriturve i përpëlisin sytë mesatarisht çdo 5 sekonda, që në vit është plot 6.5 milionë herë. Muskuli orbicularis oculi që kontrollon këtë lëvizje është më i shpejtë se çdo muskul tjetër i trupit të njeriut.

Sytë tregojnë nëse dikush po flirton

Kjo mund të shfaqet në mënyra të ndryshme: tjetri mund të kopjojë përpëlitjen tuaj instiktivisht, të fokusojë vështrimin tek goja juaj, ose bebja e syrit të tij do të zmadhohet.

Është e lehtë për t’i kuruar

Rreth 80 përqind e sëmundjeve që prekin sytë e njeriut në botë janë të evitueshem, ose të kurueshme. Keni vetëm dy sy, ndaj kujdesuni për ta.