Monday, 25th June 2018
25 June 2018

Si të bëheni person më i lumtur në jetë?

Shpeshherë ndjehemi të pikëlluar dhe vetëm atëherë e kuptojmë se sa e vështirë është të qëndrojmë gjithmonë të lumtur dhe të kënaqur në jetë.

Ndjehemi sikurse asgjë e mirë nuk mund të na ndodh neve dhe se do të mbetemi gjithmonë në atë gjendje depresive të mendjes, por kjo nuk është e vërtetë.

Duhet të ndryshojmë mënyrën se si e shikojmë jetën dhe të ndalojmë së ankuari për gjërat që nuk mund të kryhen apo të arrihen. Nëse ne i pranojmë ndryshimet, padyshim që do të bëhemi më të lumtur.

Thoni “faleminderit” shpeshherë

Bëni një listë të gjërave që ju bëjnë të lumtur dhe mirënjohës ndaj tjerëve. Në fakt, duhet ta bëni shprehi t’i thoni faleminderit të gjithë atyre që ju kanë ndihmuar apo ua kanë zvogëluar dhimbjen dhe pikëllimin. Kjo shprehi do t’ju bëj nga një person i “hidhur” në një të ëmbël, gjë që shpinë tek lumturia.

Zgjidhni lumturinë!

Bëjeni qëllim tuajin të mbeteni të lumtur, pavarësisht pengesave që ju dalin përpara. Mësoni si t’i përballoni sfidat dhe të mbeteni të lumtur. Veç kësaj, lumturia varet nga mënyra se si i menaxhojmë emocionet dhe lidhjet me të tjerët.

Mësoni të falni

Shëndeti juaj mendor dhe fizik mund të ndikohet nëse veç mbani inat. Duhet të mësoheni t’i falni të tjerët për gabimet e tyre, pasi që kjo do t’ju bëj një person më të mirë.

Mos bini pre e zemërimit dhe mos u hakmerrni, pasi që kjo do t’ju sjell probleme shëndetësore si depresioni, shqetësimi etj.

Vritni mendimet negative

Pastrojeni trurin dhe përmirësojeni higjienën mendore. Këtë mund ta arrini me ndihmën e jogas, meditimit, frymëmarrjes ritmike dhe teknikave tjera të relaksimit.

Mendimet dhe ndjenjat tona janë të fuqishme saqë e kontrollojnë sjelljen tonë, prandaj duhet të mësojmë se si ti kontrollojmë ato.