Monday, 16th July 2018
16 July 2018

Shenjat që tregojnë se jeni “pushtuar” nga stresi

Stresi po ju shoqëron çdo ditë e më shumë. Për arsye të ndryshme ju ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Kjo ndodh për shkak të faktorëve të ndryshëm.

Keni kaluar një ditë të gjatë në punë dhe kur shkoni në darkë në shtëpi keni dhembje koke e kjo ndodh për shkak të hormoneve të stresit, që krijojnë një lloj reaksioni zinxhir.

Në qoftë se stresi është afatshkurtër do të keni këto simptoma; në qoftë se stresi është afatgjatë ju duhet të shqetësoheni për këtë, shkruan blitz.al. Stresi afatgjatë shkakton probleme me zemrën dhe frymëmarrjen.

Më poshtë do të gjeni disa prej shenjave nga të cilat mund të kuptoni se po ju pushton stresi.

Lëkura juaj është irrituar.
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës.
Flokët nuk ju rrinë në asnjë model.
Ju bie niveli i sheqerit në gjak.
Ndjeni dridhje gjatë gjithë kohës.
Ndjeni dhembje koke dhe fyti.
Dukeni të lodhur.
Keni ethe, ndjeni të ftohtë.