Thursday, 20th September 2018
20 September 2018

Qetësoni veten tuaj duke qarë

Shpesh keni dëgjuar se është thënë që e qeshura është një ilaq i mirë, por edhe një bërtimë mund të jetë po aq e shëndetshme nëse e lironi, do të ndiheni më të qetë dhe të lumtur.

Kështu një studim i ri thotë që ata persona të cilët komunikojnë duke shikuar film, me të vërtetë ndihen të lumtur pastaj.

Këtë gjë e konstatuan duke thënë se kjo mund të jetë për shkak të një ndryshimi emocional që pëson truri në ato momente, ndërsa edhe një tjetër mundësi të jeni të lumtur është të punoni shumë dhe të lironi nervozën tuaj me një qarje të vogël.

Ngase në secilën mënyrë tashmë duket se e qara është një eliksir.

Ky studim erdhi pasi u bë një eksperiment me 60 gra dhe burra, të cilët u filmuan duke parë dy filma e të cilët kishin bërë që të eksperimentuarit të lirojnë një sasi të vogël lotësh e më pas edhe të lironin zëra.

Kështu këta më pas u vërtetuan që ndihen më mirë pasi të kenë qarë dhe liruar bërtimë, transmeton Klan Kosova, kështu ndodhë edhe me fëmijët, ata ndihen më mirë pasi lirohen nga mllefi që kanë duke qarë.

Kjo është vërtetuar se edhe mund të largojë stresin tek femrat të cilat janë në kohën e paramenstruale, shkruan Mail Online, përcjellë Klan Kosova.