Thursday, 20th September 2018
20 September 2018

Pyetjet që duhet t’ia bëni partnerit para se të jetë vonë

Ju ndoshta kurrë nuk do ta njihni partnerin tuaj si është në të vërtetë, transmeton Klan Kosova.

Në fakt, kjo është një nga gjërat më të bukura të të qenurit në një marrëdhënie pasi partneri juaj vazhdimisht ju befason.

Por janë disa gjëra themelore që duhet të dini para se të krijoni një jetë me dikë.

Këto janë disa nga pyetjet që duhet t’ia bëni partnerit tuaj:

A doni fëmijë?
Kush do të merret me punët e shtëpisë?
Sa ke nevojë të qëndrosh vetëm?
Çfarë mendon për divorcin?