Wednesday, 19th September 2018
19 September 2018

Pse jeta moderne është e mbushur me tradhti

Mendojeni një tradhtar dhe tregoni çfarë parafytyroni? Me siguri një mashkull të moshës mesatare, me një histori të lashtë të ndarjeve nga partneret.
Ky mund të jetë imazhi i njohur i dikujt që tradhton, por, ekspertët e këtyre çështjeve tani tregojnë se gjërat kanë ndryshuar.

Ndonëse meshkujt janë duke pasur afera jashtëmartesore me të njëjtin ritëm sikurse para dy dekadave, sot tradhtari në lidhje, më shumë se asnjëherë më parë, priret të jetë femra.

Aferat jashtëmartesore tani janë prezente te çdo lidhje – te të rinjtë, e madje edhe te gjeneratat e vjetra.

Ndonëse e tradhtojnë partnerin/en, shumica e atyre që e kryejnë këtë akt pabesie thonë se ndihen të kënaqur me lidhjet e tyre aktuale, por prapëseprapë tradhtojnë.

Siç tregojnë ekspertët, ne bëhemi më të prirë të tradhtojmë nëse na u jepet mundësia – dhe jeta moderne është duke na japë vazhdimisht atë mundësi.