Thursday, 20th September 2018
20 September 2018

Pse e kemi gjithë atë stres në takimin e parë

Disa njerëz janë të varur nga takimet dhe kurrë nuk vendosin t’i realizojnë ato, por tani shkenca pohon se ka gjetur sekretin se çka fshihet prapa!

Shkuarja në një takim të parë me partnerin, mund të nxisë aq shumë adrenalinë sa të kërcyerit nga një aeroplan, thotë hulumtimi, njofton Klan Kosova.

Studimi zbuloi se shkalla mesatare e rrahjes së zemrës së një personi që bënte fluturim me parashutë ishte 111 herë në minutë, shumë afër asaj të një personi gjatë një takimi të parë që rezulton me 106 rrahje në minutë.

Ky hulumtimi, u realiua nga departamenti i kardiologjisë i Universitetit të Wolverhamptonite, njofton Klan Kosova.