Thursday, 20th September 2018
20 September 2018

I pastroni shpesh duart, keni frikë nga infeksionet, mendoni tërë kohën për pa pastërtinë, ja nga çfarë vuani

Crregullimi obsesiv –kompulsiv (DOC) karakterizohet nga prezenca e mendimeve te qëndrueshme, ndërhyrëse dhe të padëshiruara , që vetë personi, në mungesë të ankthit, i quan të pabazuara dhe pa sens.
Personat me crregullimin DOC mund të preokupohen në mënyrë të egzagjeruar për pisllikun dhe mikrobet; mund të tmerrohen nga frika se mund t’i kenë bërë pa dashje keq dikujt, frikë se mos në ndonjë rast humbasin kontrollin e vetes dhe bëhen agresivë, frikë nga sëmundjet infektive, frikè mos nuk kanè siguruar derèn gazin ..etj.

Obsesionet shoqërohen me emocione të pakëndshme si frika, neveria, parehatia, dyshimi se nuk i kanë bërë gjërat “në mënyrën e duhur” .
Ky crregullimmund te prezantohetsi ne femijeriedhe ne moshenerritur, por kryesisht shfaqet mes moshes 15- 25vjec.
Ne pjesen me te madhe, por jo gjithmone mendimet obsesive shoqerohen nga riruale te perseritura , quajtur ndryshe kompulsione.

Kompulsionet janë sjellje (rituale) të përsëritura, të ngurta si (larja e duarve një numër të caktuar herësh; numërimi deri në …; thënia e lutjeve të caktuara .. etj., etj), janë rituale që ndiqen nga personi për të kundërshtuar dhe përjashtuar mendimet obsesive.
Keto rituale i sigurojnë atij qetësinë vetëm për disa momente, duke e ndihmuar të ulë nivelin e ankthit dhe, për rrjedhojë, ai tenton të zgjasë gjithmonë e më shumë kohën e këtyre kompulsioneve aq sa kjo ndërhyn në funksionimin normal në jetën e përditshme, duke i zënë shpeshherë orë të tëra gjatë ditës.

Obsesionet me të zakonshme janë:
– Obsesionet e infektimit dhe ritualet e larjes : Në këto situata personi ka frikë se do të infektohet duke prekur objekte që i kanë prekur dhe “infektuar “ tè tjerët.
Eviton kontaktin me objektet jashtè ambjentit të tij,ose kur kjo ndodh , pèrfshihet në rituale të vazhdueshme të larjes. Kjo gjë përfshin edhe personat që u qëndrojnë afër ,pasi edhe ata detyrohen të përfshihen në ritualin e larjes së vazhdueshme.
– Dyshimi patologjik dhe ritualet e kontrollit: Personi në këto raste torturohet nga mendimi se ka lënë dicka pa mbyllur dhe siguruar (dera, gazi, etj..) Kontrolli i tij nuk eshtë një proces i shpejtë si i personave normalë, por i merr kohë (kontrollojnë, rikontrollojnë, kontrollojnë cdo gjë);
– Mendime violente dhe rituale shoqëruese: Në këto raste personi mundohet nga mendimet se do t’i bëjë keq vetes apo të tjerëve. Këto obsesione krijojnë një shqetësim të madh dhe nxisin shumë rituale shmangieje dhe sigurimi si p.sh largimi nga zonat me rrezik(lartësitë), objektet e rrezikshme (thikat), thënie të përsëritura se kjo nuk duhet të ndodhë etj.

Epidemiologjia
Crregullimi obsesiv kompulsiv prek (pa dallim moshe, seksi) rreth 2-3 % të popullsisë së përgjithshme. Mund të prekë në të njëjtën mënyrë si meshkujt dhe femrat dhe shfaqja mund të jetë si në fëmijëri, në adoleshencë apo në fillim të moshës së rritur.
Mosha më e zakonshme e shfaqjes është 6-15 vjec tek meshkujt dhe 20 -29 vjec tek femrat . Simptomat e para shfaqen zakonisht para moshës 25 vjecare (15 % shfaqen deri ne moshën 10 vjec) dhe më pak pas moshës 40 vjecare.

Nëse keni njëren nga këto simptoma ju duhet të kontaktoni një psikolog-e të licencuar.