Sunday, 22nd April 2018
22 April 2018

Pas një dashurie të gabuar, asgjë nuk është më e njëjtë brenda vetës tënde

Kur takon një mashkull të mbarë pas një marrëdhënieje toksike, ke qindra dyshime në mendjen tënde.

I trembesh nisjes së diçkaje të re, sepse mendon që dashuria nuk ekziston dhe se gjërat do të ecin njësoj për ty, si në marrëdhënien e parë. Mirëpo në momentin që zemra jote do të nisë ta dashurojë personin tjetër që ka hyrë në jetën tënde, mendon se asnjëherë nuk ke njohur një person që t’ia vlejë po kaq sa ai, tranmseton Klan Kosova.

Në vazhdim, do të të treojmë pesë gjërat që i ndodhin çdo femre kur takon mashkullin e duhur pas një lidhjeje të gabuar.

Mirënjohje dhe frikë.
Në të njëjtën gojë ndihesh edhe mirënjohëse, edhe e frikësuar deri në palcë. Je e lumtur që e ke gjetur të duhurin më në fund, por edhe frikësohesh pasi zemra jote ka njohur vetëm dhimbje. Do të jesh përherë në pritje të momentit, kur ai të heqë maskën dhe të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, ose të largohet nga ty pa arsye. Por, një djalë i mbarë të qëndron pranë dhe nuk largohet nga ty.

Dyshon për çdo gjë.
Edhe pse mund të biesh në dashuri me të, prapë dyshon për çdo gjë, edhe për ato që mund të dëgjosh në bisedat e tij me miqtë që ka. Kur ai flet me vajza të tjera, të lind mëdyshja se ato mund të duan ta marrin atë mashkull nga ty, edhe pse nuk ka arsye për t’u ndjerë xheloze. Netëve e gjen veten duke menduar për çdo fjalë dhe veprim të tij në kërkim të momenteve që ty mund të ta prishin qejfin. Dije se një djalë i mbarë nuk luan nga ato lojërat, me të cilat ti je mësuar.

Veprat.
Ai do të ta tregojë me vepra çdo gjë, për të cilën ti ke nevojë. Në këto momente ti do të fillosh të kuptosh ndryshimin midis një marrëdhënieje të shëndetshme dhe një marrëdhënieje të gabuar. Një djalë i mbarë ndihet krenar duke kaluar kohë me ty dhe këtë gjë do të ta tregojë me fakte.

Zemra jote nis të besojë në dashuri.
Edhe zemra jote do të nisë të bëjë dallimin midis një dashurie të shëndetshme dhe një dashurie të gabuar. Nis të kuptosh se eksperiencat e tua negative të kaluara ishin thjesht dashuri fallco. Nis të besosh se fjalët që dikur dëgjoje, ishin thjesht justifikime dhe asgjë më tepër.

Je falenderuese që marrëdhëniet e kaluara shkuan keq.
Kur takon mashkullin e duhur, nis ta shohësh dashurinë në një mënyrë ndryshe nga si e shihje. Ndihesh falenderuese që marrëdhëniet e tjera shkuan keq, sepse në këtë mënyrë pate mundësinë të njihje personin më të rëndësishëm, që të trajton me respekt dhe dashuri.

Një djalë i duhur do të të bëjë të besosh, të duash, të rikthehesh në jetë, sepse në zemra e tij lumturohet kur të sheh ty të lumtur. Nëse gjen një person të tillë, kurrë mos e lër të ikë, pasi të gjesh një tjetër si ai, do të jetë shumë e vështirë, shkruan Bota, transmeton Klan Kosova.