Tuesday, 20th February 2018
20 February 2018

Nuk zgjoheni dot herët në mëngjes? Ja 9 këshilla të vlefshme

Disa njerëz e kanë shumë të vështirë që të zgjohen herët në mëngjes. Një pjesë theksojnë se nëse zgjohen shpejt në mëngjes nuk janë në humor të mirë gjatë ditës, të tjerët shprehen se zgjimi herët është një sfidë e madhe për ta.

Mirëpo, nuk është kaq e vështirë sa mendoni. Ka edhe zgjidhje për gjumashët. Ajo që ju duhet të bëni është të ndiqni këto këshilla për të paktën 2 javë dhe shumë shpejt ju nuk do ta keni problem që të ngriheni herët në mëngjes. Sipas studiuesve, këto këshilla janë mjaft të dobishme dhe efektive.

Gjeni një arsye të mirë për tu zgjuar herët
Para se të shkoni për të fjetur kontrolloni edhe njëherë listën e aktiviteteve që keni planifikuar për ditën e ardhshme. Riorganizoni planet tuaja në mënyrë që punët më të vëshira t’i keni përfunduar deri në mesditë. Do të vini re disa ndryshime pozitive në aftësitë tuaja për të menaxhuar. Gjithashtu do të vini re se do të jeni më produktiv, pasi mëngjesi është koha më e mirë për të kryer veprimtaritë tuaja.

Mos e shtyni alarmin
Nëse ka rënë alarmi për tu zgjuar, mos kërkoni edhe 10 minuta të tjera për të fjetur. Ngrihuni menjëherë, pasi në të kundërtën ju do bini në një gjumë të thellë dhe do harroni të zgjoheni pas 10 minutash.

Flini mjaftueshëm
Nuk mjaftojnë 4 orë gjumë për të qenë aktiv dhe plot energji gjatë ditës. Duhet të bëni 6-8 orë çdo natë.

Nëse zgjoheni më shpejt, ngrihuni nga krevati
Nëse e keni vënë alarmin në 6.00 dhe u hapen sytë në 5.40, mos kërkoni të flini edhe 20 minuta, por ngrihuni menjëherë nga krevati.

Zgjohuni çdo ditë në të njëjtën orë
Edhe nëse jeni pushim dhe nuk keni asnjë plan duhet të ngriheni, pasi në këtë mënyrë trupi dhe truri juaj do të mësohen më mirë.

Bëni disa hedhje
Provoni të bëni disa hedhje pasi jeni ngritur. Hedhjet do u ndihmojnë që tu dalë gjumi.

Hapni dritaren
Hapni dritaren pasi jeni ngritur. Më mirë do të ishte nëse dilni në ballkon dhe merrni ajër. Merrni frymë thellë dhe shumë shpejt do ta shihni se gjithçka është më e qartë.

Pini një gotë ujë
Mirë do ishte që në gotën e ujit të shtonit limon dhe mjaltë.

Hani një mëngjes të mirë
Shmangi ushqimet me yndyrë dhe pijet me shumë sheqer, pasi ndikojnë në stomak dhe shkaktojnë marrje mendsh. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë.