Sunday, 22nd April 2018
22 April 2018

Nëse mund të përgjigjeni në këto 5 pyetje, jeta juaj është në rregull

Çfarë ju bën të ndiheni që jeta juaj është e plotë? Partneri? Puna? Udhëtimi? Ka shumë rëndësi për gjërat që ju plotësojnë në jetë, atëherë nëse arrini të përgjigjeni në këto 4 pyetje jeta juaj është e plotë.
Me çfarë jeni i/e pasionuar?

Të kuptuarit se me çfarë jeni të pasionuar ka rëndësi të madhe që të ndiheni mirë dhe të plotë. Nëse ju vërtetë e keni gjetur pasionin tuaj atëherë mund ta përdorni në çdo moment për tu ndjerë mirë.

A jeni i/e lumtur?

Për të arritur lumturinë e vërtetë ju duhet të ndjeni dhe të pranoni çdo gjë ashtu siç është. Të jesh i/e lumtur nuk do të thotë të arrish vetëm qëllimet dhe ambiciet tua personale, por edhe të ndihmosh të tjerët në qëllimet e tyre, kjo të lumturon vërtetë, transmeton lajmi.net

Sa shpesh buzëqeshni?

Duke e ditur se të zgjoheni me një buzëqeshje është pothuajse elementi kyq që të kaloni një ditë të mirë dhe kur kjo shndërrohet në zakon, atëherë do të keni një jetë vërtetë të lumtur dhe me buzëqeshje. Duhet gjithmonë të buzëqeshni me gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë e gjithashtu duhet ditur se buzëqeshja juaj mund të jetë e mirë edhe për miqët dhe familjen tuaj.

A jeni pesimit/e?

Nëse jeni pesimit/e, atëherë çdo gjë bëhet më e vështirë. Duhet të mundoheni gjithmonë të shihni anën e bardhë dhe të mirë të gjërave, të jeni pozitiv dhe të lëvizni me kujdes gjithmonë përpara. Por, mos harroni ta pranoni të vërtetën.

A qani rregullisht?

Të qash – shpesh merret si dobësi, por është krejtësisht e kundërta. Të derdhësh lot do të thotë të largosh emocionet negative dhe ndjenjat e vrazhda nga trupi juaj, kështu që ju mund të lëvizni drejtë qëllimeve tuaja pa u ndikuar nga ato.