Wednesday, 19th September 2018
19 September 2018

Nëna, ajo që ndjen dhimbje por që kurrë nuk dorëzohet për ju

Çdo nënë në gjithë botën është një shembull i shkëlqyer i dashurisë së pafundt, përkushtimit e mëshirës.
Përvoja e amësisë është ajo e cila sfidon çdo gjë.

Megjithatë secili nga ju ka shpesh dëshirat që të cilat nganjëherë është e pamundur të realizohen megjithëse nëna juaj asnjëherë nuk është dorëzuar së përmbushuri kërkesat tuaja.

Edhe pse ndonëse nuk ka ndonjë mundësi të mjaftueshme, nëna është ajo që sakrifikon çdo gjë për fëmijën e saj madje duke mos e thënë as edhe një fjalë të vetme pavarësisht vështirësive që ajo përjeton gjatë gjithë kohës ndaj kujdesit tënd, njofton Klan Kosova.

Nëna ka ndjerë dhimbje!

Kur juve si një fëmijë i keni shkulur flokët asaj, ajo ka ndjerë dhimbje, kur e keni kafshuar teksa jeni ushqyer nga qumështi i gjirit të saj ajo ka ndjerë dhimbje. Dhimbje të mëdha ajo ka ndjerë poashtu edhe në momentin kur ju ka lindur juve. Kujdesuni për të.

Nëna e mendon se nuk është perfekte!

Ajo e di se ka mangësitë e veta megjithatë ajo kur bëhet fjalë për të mirëne e fëmijës së saj është kritikja më e madhe e vetes. Nëna ka aq vështirësi kur bëhet fjalë për ju, ka dëshirë që të jetë perfekte pa gabime sepse edhe ajo është njeri sikurse ju. Bëhu i sjellshëm me nënën.

Kur ju keni fjetur ajo qëndronte zgjuar duke iu shikuar!

Netët ku nëna ka qëndruar zgjuar deri në orët e mëngjesit për t’u kujdesur për ju teksa flinit, nuk janë të rralla. Nëna vështirë se i ka mbyllur sytë posa ka vërejtur që nuk ndjeheni mirë gjatë natës. Edhe pse nëna e lodhur ajo zgjohej për t’u kujdesur për ju në mes të natës.

Nënës i është thyer zemra sa herë që keni qarë.

Lotët teksa i rrjedhin faqes poshtë fytyrës së fëmijës, nëna s’mund ta durojë. E qara e fëmijës është tingulli më i keq për nënën. Nëna ka përdorur gjithë fuqinë e saj për të ndaluar vajin tënd edhe kur nuk mund ta bënte atë, zemra e nënës i është thyer në miliona pjesë.

Nëna u ka dhënë edhe copëzën e fundit të saj të bukës!

Po që se nëna me gjithë oreksin që ka po ngrënte ushqim, e ju e keni shikuar me gojën e vogël dhe sytë e mëdhenjë, shija dhe uria e saj për të më nuk ka rëndësi, njofton klankosova. Zemra e nënës e din që do të ndihet më e lumtur nëse atë copëz ta dhuron ty.

Nëna thyhet lehtë, atë e keni bërë të qajë shumë, pavarsisht se nuk ua thotë dot kurrë!

Nëna është e pazëvendësushme, ajo ka qarë kur ka kuptuar se është shtatëzënë, ka qarë edhe përderisa ju ka lindur, ka qarë teksa edhe ju ka mbajtur në duar dhe përqafuar për herë të parë, njofton klankosova. Nëna këto i ka bërë përshkak të lumturisë. Nëna ka qarë me brengë, me frikë sepse ajo juve si fëmijë ju ndjen shumë thellë. Pavarësisht nëse e ke kuptuar apo jo përjetimin e saj, ajo ka ndjerë dhimbjen tuaj dhe lumturinë.

Nëna ju ka mbajtur në barkun e saj më shumë se nëntë muaj

Nëna ju mbajti juve në bark për aq kohë sa ju kishit nevojë, përgjatë gjithë këtyre muajve ajo nuk ndaloi asnjeherë së kujdesuri për ty. Krahët e saj janë lodhur edhe mund të ketë ndjerë dhimbje shpine por, ajo ka vazhduar të ju mbajë brenda sa më afër saj. Nëna gjithnjë ju ka dashuruar më shumë se sa ti e mendon, ju ka puthur dhe ka luajtur me ju. Ju jeni ndjerë gjithnjë të sigurt në krahët e saj e të lumtur gjithmonë poashtu.

Për nënën ju gjithnjë jeni në rend të parë!

Pavarësisht se ajo është e uritur, ajo për ju ka mbetur edhe pa ngrënë, pa u pastruar dhe pa gjumë. Të gjitha këto vetëm që ju të ndiheni të plotësuar. Nëna madje në fund të ditës ka mbetur edhe pa energji për trupin e saj, e gjithë kjo sepse ju jeni gjithcka për nënën dhe të nesërmen në të njejtën mënyrë ajo do vazhdonte ta bënte këtë përsëri.

Nëna asnjëherë nuk u dorëzua për ju, ajo do i bënte të gjitha këto përsëri

Pavarësisht gjithë vështirësive, dhimbjes, lodhjeve, netëve pa gjumë, mëngjeseve të hershme për ju ajo përsëri nuk dorëzohet me ju. Nganjëherë ju ndoshta e injoroni atë si i rritur por pa dashje. Falenderoju nënës tënde çdo herë. Të jesh nënë është puna më e vështirë që mund ta bësh dhe të çon madje edhe jasht limiteve. Thuani nënës tuaj që ju e dashuroni atë pasi që jo shpesh dëgjon dicka të tillë nga ju