Sunday, 24th June 2018
24 June 2018

Ne kemi nevojë për dikë që do të na bëjë të qeshim, të ndihemi mirë, të kemi nevojë për praninë e atij personi në jetën tonë

Dashuria e vërtetë nuk lë vend për gënjeshtra. Nëse ke tradhëtuar ndonjë, me siguri ke gënjyer veten për ndjenjat që ke pasur për të. Edhe pse është e vështirë për t’u pranuar, kështu është e vërteta. Një lidhje e shëndetshme kërkon komunikim, ndershmëri, besnikëri, respekt dhe sinqeritet.

Kur e do vërtet dikë, nuk e mendon asnjëherë të jesh me dikë tjetër pranë. Personin që ke në krahë, e sheh si personin e vetëm për ty dhe mendon se gënjeshtra është vrasëse e marrëdhënies suaj. Mungesa e ndershmërisë dhe sinqeritetit e thyen zemrën e partnerit tuaj/partneres suaj që normalisht do të humbasë edhe besimin mbi ekzistencën e dashurisë së vërtetë. Nëse tradhëton dikë që ka ndjenja të vërteta dhe të mëdha për ty, i shkakton atij/asaj një dhimbje ekstreme.

Nëse e ke provuar vetë atë dhimbje, e di se sa e fortë është. Të është dukur sikur të kanë rrahur dhe ta kanë copëtuar zemrën. Dhe ndërkohë që ndieje një dhimbje të tillë, pyesje veten se çfarë shkoi gabim që gjërat arritën deri në atë pikë. Por, kupto se personi që të ka gënjyer dhe tradhëtuar, nuk të ka dashur asnjëherë. Mungesa e ndershmërisë nuk është faji yt, ndaj mos e lëndo kot veten. Gënjeshtra dhe tradhëtia janë mungesë respekti për personin që ke në krahë, ndaj ai person që ju ka tradhëtuar, në radhë të parë, nuk ju ka respektuar.

Kur mendojmë për dashurinë, duam të biem në dashuri me një person që do të jetë si miku ynë më i mirë. Ne kemi nevojë për dikë që do të na bëjë të qeshim, të ndihemi mirë, të kemi nevojë për praninë e atij personi në jetën tonë. Ky person nuk do të na bëjë kurrë keq, pasi do të mendojë gjithë kohës vetëm si të na bëjë të lumtur.

Nëse dëshiron një marrëdhënie të shëndetshme, duhet të sillesh me ndershmëri dhe me respekt. Ndershmëria dhe respekti janë shenjat e vetme se po ecën në drejtimin e duhur. Ti dhe partneri yt/ja jote duhet të keni një komunikim të mirë dhe të flisni hapur për çdo gjë. Kur hasni në një problem, është e nevojshme të flisni dhe të gjeni zgjidhjen e duhur.

Nuk ka rëndësi se sa dhimbje keni marrë në jetë. E rëndësishme është të mos ndaloni asnjëherë së besuari, se dashuria e vërtetë ekziston. Ajo është e vështirë për t’u gjetur, por ekziston.