Monday, 25th June 2018
25 June 2018

Ndikimi në zemër i “zemërplasjes”

Zemërthyerja mund të iu godas edhe nëse jeni në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo është një gjendje shëndetësore që zyrtarisht njihet si kardiomiopatis Takotsubo.Por e shkakton stresi i madh dhe ndonje shqetesim i forte.

Thuhet se ajo shkaktohet nga stresi akut që e bën zemrën më pas të dobësohet. Për pasojë barkusha e majtë ndryshon formë – zgjerohet.

Nga kjo zemra nuk mund ta pompojë gjakun siç duhet nga ku personi do të ndjejë dhembje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe çrregullime koronare.

“Pacientët vijnë me simptoma të njëjta me ato të sulmit në zemër, por që nuk i kanë arteriet e bllokuara çka vërehet kur pacienti pëson sulm në zemër”, ka thënë kardiologu, Joseph Poole.