Saturday, 21st April 2018
21 April 2018

Lumturia nuk ka çmim

“Paratë nuk mund ta blejnë lumturinë”, është një parim shumë i mençur…sigurisht, për të jetuar qetësisht është e nevojshme të keni një minimum të sigurisë dhe të mos keni shqetësime për të nesërmen, sepse është e vështirë të jeni të lumtur në qoftë se ju do të jetoni nën vijën e varfërisë. Por nëse flasim për ata të cilët i kanë përmbushur të gjitha nevojat e tyre themelore, është e qartë se gëzimi i jetës nuk është në proporcion të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare, numrin e makinave apo ekranet plazma… A nuk është tani rasti të ndaloni së besuari reklamave që “bërtasin me zë të lartë” që vetëm nëse arrini të bëni pasuri ju mund të gjeni lumturi absolute?

Kush dëshiron shumë, nuk merr asgjë!

Ideja që pasuria është një burim lumturie është sfiduar qysh nga kohët e lashta, por sigurisht aspiratat tona dhe mënyra jonë e jetesës nuk duhet të vihen në diskutim. Një psikolog amerikan ka demonstruar që modeli i ofruar nga shoqëria jonë na bën të pakënaqur. Me pak fjalë, personat të cilët kanë si qëllim të vetëm të grumbullojnë dollar, famë, shtëpi, automobila, janë të njëjtët që gjykojnë jetën e tyre të pakënaqshme dhe duket se shumica vuajnë nga ankthi dhe depresioni. Mos ndoshta akumulimi i të mirave materiale “ndriçon” vetëm portofolin tonë? Megjithatë shumë nga ne kanë instinktin që të blejnë për t’u “plotësuar”, edhe pse momenti i lumturisë është gjithmonë i rrufeshëm…

Thjeshtojeni jetën

Sipas autorëve të kërkimeve amerikane, nuk është e mjaftueshme të vesh në diskutim konsumet tona të përditshme. Ajo që duhet të ndryshojë është shoqëria ku jetojmë. Zelli me të cilin shumë qeveri këmbëngulin mbi rritjen ekonomike duket i paarsyeshëm, duke marrë parasysh faktin që këta objektiva materiale prodhojë dëme të pallogaritshme ekologjike, të cilat nuk korrespondojnë me rritjen reale të mirëqenies së qytetarëve. Por a e ka politika një shqetësim të rëndësishëm lumturinë e personave? Në këtë drejtim, ne duhet të kujtojmë nismat origjinale të disa vendeve që kanë vendosur të vlerësojnë pasurinë kombëtare mbi bazën e “indeksit të lumturisë” së çdo banori dhe jo mbi bazën e të ardhurave të tyre: Mirëqenia e Brendshme Bruto, në vend të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në disa vende europiane po lindin një sërë lëvizjesh opinioniste, të cilat ftojnë këdo për të biseduar dhe për të denoncuar natyrën e gënjeshtërt të lumturisë së premtuar nga reklamat.

Mesazhi është imediat: të pasurohesh dhe të konsumosh nuk janë elementët e vetëm për t’u ndier të gjallë dhe të lumtur. Të mos harrojmë se momentet më intensive të lumturisë shpesh janë gëzimet e vogla të çdo dite…

Ku mund të gjendet lumturia?

Nëse lumturia nuk mund të blihet, cili është sekreti i mirëqenies së brendshme? Sipas studimeve amerikane, rrugët e përmbushjes personale janë të shumta, por disa prej tyre janë ato më thelbësoret:

Të ndihesh i/e lirë dhe i/e pavarur;

Të ndihesh i/e dobishme;

Të keni lidhje të forta me personat që keni pranë;

Duke pasur vetëbesim;

Përtej këtyre vlerave thelbësore është detyrë e secilit që të gjejë rrugën e mirëqenies: lumturia nuk mund të blihet me katalog!