Monday, 16th July 2018
16 July 2018

Ky është shkaku pse i dashuri ju le pikërisht atëhere kur gjithçka duket perfekte

Ndonjëherë, ajo ndjesia magjike sikur jeni në qiellin e shtatë nuk zgjat për shumë kohë…

Nga momenti kur jeni në një lidhje dhe gjërat për ju duket sikur po shkojnë mirë, ndodh që ai kërkon të flasë dhe përfundimi është se ju le (ndonjëherë pa ju thënë arsyen). Megjithatë, ne të intv.al po ju listojmë disa arsye pse:

Ke qënë për të një test, E vështirë ta pranosh, por ndoshta i dashuri juaj ka qënë gjatë gjithë kohës duke folur edhe me vajza të tjera derisa ka gjetur dikë tjetër që i ka “shijuar” më shumë.Ai mendon se po e keni marrë shumë seriozisht lidhjen, shumë shpejt. Kjo gjë e frikëson atë…meshkujt në përgjithësi. Ai nuk është mashkulli për lidhje dhe të angazhohet totalisht në të. Ndodh që nuk kërkon një lidhje dhe mbase këtë e ka bërë të qartë edhe më parë, kështu është noramle të largohet prej jush nëse këmbëngulni.

Ai është ende i papjekur. Në këtë rast, ju ka bërë nder të madh, i duhet pak kohë të rritet. Ai mendon se jeni tip ngjitës. Nëse keni dyshimet tuaja dhe doni t’i qëndroni afër në çdo moment…çfarë prisnit tjetër. A mendon se nuk ka mjaftueshëm kimi. Kimia është shumë e rëndësishme në një lidhje. Ai bezdiset shpesh prej jush. Përseri mund të themi që iu ka bërë nder që është larguar. Ai qëndroi me ju derisa gjeti një opsion më të mirë. Që kjo gjë të jetë më e qartë, kjo nuk do të thotë se ju nuk jeni e mirë, pasi çdokush është unik dhe i pazëvendësueshëm. Këshilla jonë është të ecni përpara, thjesht harrojeni!