Tuesday, 20th February 2018
20 February 2018

Jeni kuriozë se si do të shkojë Shën Valentini për ju? Jua thotë shenja e horoskopit

Ndonëse për shumë persona Shën Valentini nuk përfaqëson asgjë të veçantë sepse dashuria shprehet çdo ditë dhe jo vetëm një ditë të vitit, sërish, sidomos për ata që janë në një lidhje, kjo datë ka një veçanti dhe shoqërohet me një ndjenjë kurioziteti. Ndërkohë që ata të cilët janë beqarë, presin pse jo, ndonjë lajm të mirë. A ka më bukur se të gjeni dashurinë në ditët e Shën Valentinit?

DASHI Lidhja që keni aktualisht do të forcohet edhe më shumë në 14 shkurt, kjo është pak por e sigurtë. Nëse jeni lidhur tani afër, marrëdhënia juaj do të shkojë në një hap tjetër të cilin ndonëse shpejtë, ju e dëshironi ndaj mirë do bëni. Rregullohuni bukur dhe gjithçka do të shkojë perfekt!

DEMI Me siguri po prisni një dhuratë luksoze nga partneri juaj pasi këtë vit gjithçka doni është luksi dhe paratë. Por duke qenë se keni pritshmëri shumë të larta, nuk do ta kënaqni shumë egon tuaj. Kini diçka parasysh: Partneri juaj po bën më të mirën e mundshme dhe ulni standartet që as nuk ju kanë hije!

BINJAKËT Nëse keni një dashuri të kaluar për të cilën sërish ndizeni dhe sot si herën e parë, merreni iniciativën e një takimi këtë Shën Valentin pasi për ju do të jetë ritakimi më i bukur që keni bërë ndonjëherë. Pas këtij moment, i gjithë viti do t’i përkasë vetëm dashurisë për ju.

GAFORRJA Dita e Shën Valentinit do të jetë përfektja që ju t’i “përzieni” gjërat siç duhet për të kaluar një natë pasionante me atë që doni. Nëse vini re se në marrëdhënien tuaj ka kapluar rutina, mos ngurroni të dilni jashtë kornizave sepse partneri me siguri do ju ndjekë dhe do e vlerësojë mendimin tuaj. Nëse dini ta bëni siç duhet, nesër ju pret aventurë e këndshme!

LUANI Standarte shumë të larta apo jo? E di sepse kështu jeni ju, megjithatë këtë Shën Valentin do ju funksionojë ajo që kërkoni. Do kaloni një natë speciale dhe të kuruar siç ju e doni më së miri. Nuk jeni në një lidhje? S’është dita më e mirë për të gjetur shpirtin binjak, por mund të kaloni një natë të paharrueshme me një të panjohur.

VIRGJËRESHA Ky do të jetë Shën Valentini i ëndrrave për ju Virgjëreshë! Duhet të falenderoni Venusin, planetin e dashurisë që do jua sjelli gjërat siç ju i doni, në detaje. Nëse nuk jeni në një lidhje, bëni mirë të testoni fuqinë tuaj të dukjes mirë. Nuk i dihet kurrë se kë mund të impresiononi.

PESHORJA Shampanjë dhe trëndafila të kuq, gati! Ky do të jetë një nga Shën Valentinet më romantike që mund të keni kaluar ndonjëherë dhe kjo sepse ju e meritoni të shpërbleheni një ditë të vitit për gjithë dashurinë që jepni pjesën tjetër të ditëve.

AKREPI Ndonjëherë, është seksi që mos bësh asgjë të zakonshme si të gjithë apo jo? Ju Akrepë jeni të paparë për këtë. Do kaloni një Shën Valentin në shtëpi, si çdo ditë tjetër, por më pas në krevat, ju do dini si ta ktheni këtë ditë në të paharrueshme.

SHIGJETARI E dimë që kjo festë nuk është tek të preferuarat tuaja sepse ju jeni më tepër për festa të tipit: “beqarë përgjithmonë, të lirë dhe të dashurueshëm kurdoherë”. Megjithatë Shën Valentini ekziston dhe s’keni si ta hiqni nga kalendari. Mendoni diçka të veçantë por mos u përpiqni të kamofoloni faktin se kjo festë nuk iu impresionon. Fundja, të qenit të sinqertë është seksi.

BRICJAPI Shën Valentini do të jetë juaji nësi nuk i keni shprehur ende ndjenjat dikujt që dashuroni. Ju mund ta bëni Bricjap dhe ai që dashuroni do jua kthejë mbrapsh të gjithë mundin! Nëse nuk e keni një të tillë, ju e dini se të kalosh kohë të mirë me veten, ndonjëherë është edhe më bukur se sa të rrethohesh me persona jo interesantë.

UJORI Mund të jetë ndryshues jete ky Shën Valentin për juve Ujorë. Mjafton që t’ja nisni vetë me deklaratat e dashurisë dhe të mos keni ndrojë. Fundja, nëse nuk jua kthejnë dashurinë, s’është fundi i botës por t’i mbani ndjenjat përbrenda, kjo po është torturuese.

PESHQIT Mbylleni një herë e përgjithmonë derën e të shkuarës dhe mos shkelni më kurrë atje! Bëjani këtë dhuratë vetes këtë Shën Valentin dhe nuk i dihet, mund të trokisni gotat me një dashuri të re, të freskët dhe që do ju intrigojë gjithë vitin.