Tuesday, 20th February 2018
20 February 2018

Je beqar/e? Këto janë përparësitë që ke

Nëse jeni beqar/e atëherë mund të përballeni me të mirat dhe të metat e këtij statusi, transmeton Klan Kosova.

“Gjithçka varet nga situata në të cilën ne jemi. Varet edhe nga disa faktorë të tjerë si mosha, e kaluara sentimentale, qëndrueshmëria emocionale apo stili i jetës” thotë seksolgia Jess, për Hufinngton Post.

Megjithatë, më poshtë ju sjellim disa përparësi të të qenit beqare apo të mos kesh një lidhje.

Bën më shumë ushtrime fizike

Ndoshta keni lexuar diku se martesa është një shërim i mirë për gjithçka duke filluar nga shqetësimet kardiake e deri tek depresioni. Megjithatë sipas studimeve të fundit, fakti i të qenit beqar i ndihmon shëndetit fizik.

“ Një studim i bërë mes 13 mijë amerikanëve të moshave nga 18 deri në 64 vjeç, ata që nuk ishin martuar kurrë i dedikoheshin më shumë aktivitetit fizik, krahasuar me kategoritë e tjera, të divorcuar, të ndarë, të martuar apo të ve” thotë dr. Jess.

Ushtrimet fizike janë të lidhura me përfitime të tjera për shëndetin, si përmirësimi i humorit, rritja e energjisë, përmirësimi i cilësisë së gjumit, aktivitetit kardiovaskular.

Një tjetër studim thotë se kush është martuar dhe është i lumtur ka mundësinë më të madhe të shtojë në peshë në katër vitet e ardhshme të martesës.

Kujdes më i shtuar për veten

Sipas disa studimeve, nëse krahasohen të dhënat shëndetësore të një femre të martuar, me një femër që ka qenë gjithnjë beqare. Femrat beqare kanë treguar rezultate më të larta në tre parametra: shëndeti i përgjithshëm, ditët që ka qenë sëmurë dhe vizitat.