Tuesday, 20th February 2018
20 February 2018

Ja çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë për një mashkull

Të qenurit e dashuruar është një ndjesi e shkëlqyer, por asnjëherë nuk guxoni tu lejoni “fluturave në bark” që t’ua marrin mendjen dhe ta humbisni veten tuaj.

Ja disa gjëra që nuk guxoni t’i bëni në emër të dashurisë:

Gjithmonë ju jeni iniciatorja e takimeve – Natyrisht që kjo nuk do të thotë se ju asnjëherë nuk duhet ta ftoni në takim, por asnjëherë mos i lejoni që kjo të bëhet rregull. Nëse i jepeni tërësisht, ai mund të ndalojë së luftuari për ju dhe të mos jeni më interesante për të.

Mos fshini pas tij – Nuk do të thotë kjo që asnjëherë nuk duhet ta lani pjatën e tij, sidoqoftë mos lejoni që të mendojë se përveç që ju ka të dashur ju ka edhe pastruese, sepse kjo gjë nuk është e mirë për lidhjen tuaj.

Mos ia paguani faturat Përsëri po e potencojmë atë se ka disa përjashtime kur duhet të kontribuoni, por mos filloni ta sponzorizoni të dashurin tuaj, ajo është ide e keqe njëlloj sikur ai t’ju sponzorojë juve.

Asnjëherë mos ndryshoni për të – Është normale se çdokush që është në lidhje ndryshon disa vese, por në përgjithësi qëndron person i njejtë. Nëse keni një të dashur për të cilin ndryshoni në atë shkallë që nuk ju pëlqen juve ndërsa të afërmve tuaj nuk u është e qartë përse e bëni këtë, mendoni a ia vlen për dikë i cili haptazi nuk ju don ashtu siç jeni!