Tuesday, 17th July 2018
17 July 2018

Huawei P10 zbulohet para lansimit zyrtar

Huawei shfaqi P10 dhe P10 Plus gjatë ditës së djeshme, mirëpo nuk dha ndonjë informacion për modelin P10 Lite. Megjithatë, pajisja nuk qëndroi larg lajmeve.

Disa shitës holandës e kanë listuar Huawei P10 Lite me fotot zyrtare, specifikat dhe çmimin. Këto informata mund të kenë dalur pa qëllim, mirëpo tani janë publike.

Telefoni nuk do të ketë dizajnin e njejtë me dyshen P10, por ka dizajn mjaft të bukur. Korniza është metalike ndërsa sensori i gjurmëve të gishtërinjëve është i instaluar në anën e pasme të pajisjes.

P10 Lite ka shumë ngjashmëri me P8 Lite, që është lansuar disa javë më parë. Pajisja posedon ekran të madhësisë 5.2 inç, punon me procesorin Kirin 655 dhe ka RAM memorie prej 4GB.

Kamera kryesore vjen me 12MP ndërsa dytësorja me 8MP. Hapësira ruajtëse ka kapacitet prej 32GB dhe mund të zgjerohet ndërsa bateri punon me 3,000 mAh.