Sunday, 22nd April 2018
22 April 2018

Horoskopi sot 17 prill. Pranojeni një ofertë të papritur

Dashi
21.03-20.04
Pranojeni një ofertë të papritur, sepse do të sjellë horizonte të reja. Disa ngjarje që ju duken të vështira mund të jenë shumë më të mëdha sesa që keni menduar. Shkoni në ndonjë kurs për të mësuar gjuhë të huaja. Ky do të mund të ishte hap i parë për aktivitete të reja. Partneri ose një person i dashur për ju do të provojë t’ju pengojë. Ai ndihet i pasigurt për mënyrën se si po mundohet të shpëtojë lidhjen tuaj.

Demi
21.04-20.05
Jeni duke u larguar nga zonat që nuk janë shumë fitimprurëse. Një nga problemet që keni pasur është të bindni të dashurin tuaj se gjërat nuk po shkojnë si duhet dhe se keni nevojë për pak pushim. Nëse disa marrëveshje biznesi kanë dështuar, është koha që të merrni në dorë situatën. Filloni të kryeni punë që do t’ju shpëtojnë nga humbja.

Binjakët
21.05-20.06
Duhet të bëni një zgjedhje mes dy personave në dy situata shumë të ndryshme. Kur të bëni zgjedhjen tuaj do të keni nevojë të nxirrni në pah disa ndjenja tuaja dhe të kuptoni se këtë nuk e keni bërë në bazë të veprimeve të tyre. Faktori vendimtar ka të bëjë me objektivat tuaja personale. Nëse i bëni dikujt një të mirë gjatë ditës do të tregoni aftësitë tuaja prej altruisti.
Gaforrja
21.06-20.07
Një sekret që dikush është përpjekur ta mbajë është duke u zbuluar. Do të pyesni veten se si nuk e keni zbuluar më herët. Disa njerëz që janë rreth jush do të mundohen të zbulojnë më shumë për këtë. Ekziston një kufi për mënyrën se si duhet të sillen ndaj jush. Kjo situatë do të duhet të monitorohet nga dikush për kohën sa nuk zbulohet në përgjithësi.

Luani
21.07-20.08
Sistemet që nuk po punojnë duhet të ndryshohen, derisa njerëzit po kërkojnë reforma në një spektër më të gjerë. Keni qenë të përfshirë në një betejë të gjatë por dikush ka pësuar në këtë situatë. Duhet të veproni në bazë të rrethanave dhe të keni njohuri për të kaluarën. Nëse merrni rolin e udhëheqësit do të keni mundësi të shpalosni anën tuaj të re. Merrni guximin të shprehni ato që besoni.

Virgjëresha
21.08-20.09
Sa i përket profesionit, herë pas here jeni në mëdyshje për ato që po bëni. Ajo që dini aktualisht është se përpjekjet tuaja mund të çojnë nga një kthesë në jetën tuaj. Nuk duhet të rrezikoni nëse nuk ka asgjë që ia vlen. Lajmi i mirë për ju është se jo vetëm që do të tregoheni të suksesshme por do të frymëzoheni për disa plane shumë interesante për të ardhmen.

Peshorja
21.09-20.10
Ekzistojnë masa të ndryshme për barazinë dhe ju po përpiqeni të zbuloni se kush është treguar më fer nga të tjerët. Ju e dini se çka preferoni të mbani për vete dhe jeni të vetëdijshëm se edhe njerëzit tjerë duan të mbajnë sekretet e tyre. Një marrëveshje për të qenë më të hapur me njëri -tjetrin do t’ju ndihmojë të zgjidhni problemet e komunikimit. Fakti se ju mendoni që është e nevojshme të mbani ende kontakt nënkupton se ende nuk jeni qartësuar mirë me njëri-tjetrin.

Akrepi
21.10-20.11
Gjithnjë e më shumë po vetëdijesoheni se ju kanë mbetur ende shumë gjëra për të bërë. Nuk e keni të lehtë të arrini objektivat tuaja megjithëse po e detyroni veten të bëni më shumë për një projekt që ka mbetur prapa. Sa më shumë që e kuptoni këtë, aq më shumë do të kaploheni nga paniku. Para se të nguteni për t’i shtyrë punët, ndaluni dhe mendoni si t’i ndryshoni taktikat tuaja. Të tjerët mund ta shohin se çka jeni duke bërë dhe të sigurohen se puna do të përfundohet mirë.

Shigjetari
21.11-20.12
Largoni nga koka disa ide egoiste që do të keni gjatë ditës dhe vini në prioritet një person që varet shumë nga ju. Partneri juaj, një i afërm do të kërkojnë më shumë nga koha juaj. Duhet të kujdeseni t’u ofroni mbështetje për disa çështje materiale. Ajo që po harroni është se sa e rëndësishme është shoqëria për ju. Kjo situatë mund të ndryshojë në të ardhmen por momentalisht keni shumë nevojë për të tjerët dhe anasjelltas.

Bricjapi
21.12-20.01
Jeni nervozuar me disa gjëra që keni bërë. Por kur të merrni një vendim, është e nevojshme të prisni për reagimet e njerëzve. Nëse gjithçka shkon sipas planit, do të përballeni me ndryshime të mëdha. Ankthi juaj do të rritet edhe më shumë kur të shihni perspektivën e re. Duhet të largoni veten nga këto ndjenja. I jeni përkushtuar diçkaje të re dhe duhet t’ia lini të ardhmes të tregojë rezultatet.

Ujori
21.01-20.02
Problemet e të tjerëve mund t’ju duken të vogla por ato janë shumë të rëndësishme për ta. Obligojeni veten t’u ndihmoni të tjerëve që janë në situata të vështira sepse ata nuk po arrijnë ta bëjnë vetë. Injoroni kërkesën e një miku ose të afërmi për ndihmë sepse nuk do të jetë e favorshme të merreni me shumë njerëz të njëjtën kohë.

Peshqit
21.02-20.03
Mënyra e vetme për të larguar trishtimin është t’i rrëfeheni dikujt. Imazhi juaj mund të ndryshojë nëse një person që ka shumë respekt për ju, do të bëjë diçka që do t’ju befasojë. Kritikat e tyre të sinqerta do t’ju befasojnë. Para se të merrni hapa për t’u mbrojtur shikoni veten dhe sjelljet tuaja. Pak vetëkritikë do të ishte e mirëseardhur për të kuptuar se keni qenë shumë të ndjeshëm kur të tjerët janë munduar t’ju ndihmojnë.