Tuesday, 17th July 2018
17 July 2018

Gjërat normale që bëhen të vështira kur jeni në depresion

Eksperienca e vërtetë e të qenit në depresion nuk është aspak romantike, nuk ka të bëjë me shtrirje në kanape me vështrimin e thellë dhe misterioz në perëndimin e diellit, duke vrapuar nëpër fusha dhe male, duke vështruar nga dritarja me orë me një pikë loti duke rrëshqitur në fytyrë. Depresioni ka të bëjë me më shumë gjëra se aq, dhe nëse dikush gënjen me gjërat e mësipërme, atëherë ka lexuar shumë poezi gjermane (shembull Gëten).

Jeta e përditshme është mbretëria e depresionit dhe është fushëbeteja ku ne luftojmë. Me ata që kanë çrregullim të disponimit apo të serotoninës, diçka që të tjerët e bëjnë me lehtësi këta të fundit e kanë të të vështirë dhe të lodhshme. Ekziston një zë që ju pëshpëritë “Pse po lodhesh? Cili është qëllimi, edhe ashtu të gjithë vdesim në fund. Dukesh qesharake, askush nuk të beson, vetëm dorëzohu dhe kthehu në shtrat”. Kjo mënyrë e të menduarit nuk është adekuate për të mbijetuar e le më të bësh një bisedë si duhet.

Nëse jeni mike me ndonjë person në depresion, përdoreni listën e mëposhtme të kuptoni luftën e përditshme të një personi me çrregullim të disponimit. Nëse jeni duke vuajtur vetë, mos u brengosni sepse nuk jeni vetëm; ekzistojnë shumë persona që kanë të njejtin problem.

Të ngritesh nga shtrati

Sfida e parë, të ngritesh nga shtrati, të pastrohesh, të vishesh dhe të sillesh sikur një i rritur që ka rol në botë, kjo gjë është tejet e vështirë për personat me depresion. Për ta bota është e tmerrshme, ata janë të tmerrshëm, i tërë trupi juaj ndjehet sikur është duke rënë në një greminë pafund, mushkëritë dhe zemra juaj dhemb, nuk ka asnjë arsye që të mundoheni të rregulloni jetën tuaj, sepse në fund dukeni e çuditshme për secilin.

Të pastroheni

Kujdesi për vetveten në përgjithësi është një sfidë e madhe për personat me depresion, do të çuditeni kur të dini se pastrimi i trupit në fakt ka cilësi terapeutike që rekomandohet si pjesë e trajtimit të sëmundjes. Arsyeja? Të qenit e pastër, të bëni dush apo të pastroni mbulesat ju detyron të mundoheni për vetveten andaj edhe shkakton vetërrespekt. Të punoni për ambientin tuaj është gjë e mirë për ju pasiqë do të gjeni kuptim se e meritoni të jetoni në një vend të pastër.

Përgatitja e ushqimit

Të vendosësh pastë në ujë që vlon duket si një gjë e pakuptimtë për ekzistimin e mizershëm të qenies tuaj. Andaj përfundojmë duke ngrënë gjëra të thata apo diçka që mund vetëm t`a kapim sikurse karrota, molla e tj. Ose mund të kemi partnerë apo bashkëbanorë që përgatisin për ne.

Të dalësh jashtë shtëpisë

Jashtë është keq, dhe të dalurit nënkupton të dilni nga pizhamat e juaja, të pushoni se jeni e pistë, të pastroheni, të mbathni këpucët, të ekspozoheni ndaj horroreve dhe streseve të jetës së përditshme. Kjo është një sfidë e madhe, nëse jeni në një spirale negative. Kur të dilni jashtë, do të shihni gjëra që do t`ju bëjnë të kuptoni më mirë veten, një librari do ju kujtojë se nuk keni shkruar asnjë libër, një çift në park do ju kujtojë se jeni e vetmuar. është çudi kur ndonjëri prej nesh tenton të paktën t`a hapë derën.

Mirëmbajtja e një bisede normale me dikë që nuk është terapeuti juaj

Kur jemi në spiralen e depresionit bëhemi shoqëri tejet e mirë pasiqë dëgjojmë më shumë. Edhe pasi të përfshihemi në bisedë, më vonë bëhemi keq pse e thamë ndonjë fjalë, paragjykojmë vetveten dhe se si të tjerët mund të na paragjykojnë për atë që thamë apo për atë që jemi.

Seksi

Të rrallë janë ata persona me depresion, të cilëve as gjendja e as medikamentet nuk ua kanë shuar epshin për seks. Kjo është një gjë radikalisht e rrallë. Kur ndjeheni se jeni të izoluar nga të tjerët, normalisht ju bllokon kur bëhet fjalë intimiteti fizik, ndërsa kur ia shtoni mungesën e libidos dhe anorgazminë që shkaktohen nga antidepresantët që përdorni, jeni me të vërtetë një vrasës i romantikës.

Përballimi i vështirësive të ndryshme të rëndësisë së vogël

Njerëzit emocionalisht stabilë mund të kenë problem të vogël që gjatë ditës të bëjnë lëshime, të humbin biletën e autobusit apo t`i ndihmoni kolegut që bëri gabim që nuk e përmirëson dot. Reaksioni i shëndetshëm ndaj kësa është “ahhh, kjo është e bezdishme, mirëpo nuk është edhe aq keq, eja ta zgjidhim”. Personat në depresion në anën tjetër, kanë një problem që psikologët e quajnë mungesë të ripërtrirjes, posaqërisht kur kemi të bëjmë me stresin dhe situatat problematike. Nuk jemi në gjendje të mobilizojmë rezervat emocionale që të na ndihmojnë, qoftë edhe me problemet e vogla. Andaj, bileta e autobusit nga nëj problem i vogël bëhet tragjedi që do të thotë se jeni jokompetentë dhe duhet të ktheheni në shtëpi menjëherë. Bëhuni të butë dhe të durueshëm kur flisni me persona në depresion./femra.net