Wednesday, 19th September 2018
19 September 2018

Femrat të cilat besojnë se gjërat e mira do të ndodhin, jetojnë më gjatë.

Më në fund është dëshmuar se në përgjithësi femrat të cilat besojnë se gjërat e mira do të ndodhin, ato do të jetojnë më gjatë.

Të paktën kështu thotë hulumtimi i ri i cili e ka konfirmuar fuqinë e mendimit pozitiv, transmeton Telegrafi.

“Ky studim tregon se optimizmi ndërlidhet me një rrezik më të vogël të vdekjes nga sulmi në tru, nga sëmundjet e ndryshme, nga infeksionet dhe nga kanceri”, ka thënë Eric Kim, bashkautor i këtij hulumtimi.

Njerëzit optimistë janë në përgjithësi më të shëndetshme sepse kanë tendenca të ushtrojnë më shumë, të ushqehen shëndetshëm dhe bëjnë gjumë më të mirë.

Për këtë konstatim, shkencëtarët kanë rishikuar të dhënat e 70,000 femrave të cilat kanë marrë pjesë në studimin afatgjatë, i cili i ka anketuar ato çdo dy vite.