Saturday, 18th August 2018
18 August 2018

Çfarë do t’ju ndodhë nëse pini çdo ditë çaj të zi? E zbulon hulumtimi

Çaji i zi është më i njohuri në botë. Të gjithë e konsumojnë atë si një pije të ngrohtë. Por a e dini se cilat janë efektet e këtij çaji?

Lidhur me këtë çështje është bërë një hulumtim nga një ekip psikologësh në Universitetin e Pekinit. Hulumtimi përfshiu gjithsejtë 50 studentë në fillim të njëzetave, përcjell Gazeta Metro.

Gjysma e studentëve që morën pjesë në hulumtim çdo ditë pinin ujë të zakonshëm dhe gjysma tjerët pinin çaj të zi.

Rezultati i gjithë kësaj ishte i papritur.

Kjo pasi studentët që konsumuan çaj në baza ditore, ishin më kreativ në të dyja testet andaj edhe u vlerësuan më lartë.

Nga kjo u kuptua se çaji përmban substanca që e relaksojnë trurin, andaj, psikologët pretendojnë se njerëzit që pinë çaj përdorin të gjitha kapacitetet e tyre dhe janë më shumë krijues.