Tuesday, 17th July 2018
17 July 2018

7 rekomandime që lumturojnë jetën tuaj

A keni stres të vazhdueshëm dhe mendime të zymta për vetën tuaj? A ju duket se asgjë nuk po shkon si e kishit planifikuar dhe timonin e jetës tuaj nuk e keni më nën kontroll? Mos u brengosni. Ja gjërat që duhet të bëni për të kthyer besimin në vete, buzëqeshjen në fytyrë dhe fuqinë e mendimit pozitiv në mendje.

A ju duket sikur keni ngecur në jetën tuaj? Në punë, lidhje, mbipeshë ndoshta, rënie vetëbesimi etj.

A ju duket sikur një pjesë po iu mungon, dhe nuk mundeni assesi të ndjeheni të kompletuar?

A ju duket sikur ju jeni ata që po i shkaktoni dhimbje vetës suaj?

Mirë. Fillimisht duhet ta dini se kjo nuk është diçka që iu ndodh veTëm juve, por të gjithëve. Kjo njihet si “bllokim nga nënvetëdija”.

Nënvetëdija juaj nuk dëshiron që ju të ndryshoni. Ajo i frikohet rrugëve të reja, prandaj krijon rezistencë sa herë që ju tentoni një hapë të ri në jetën tuaj.

Por, njëjtë sikur që, kur një rrugë që e bëni çdo ditë është e pakalueshme për shkak të riparimit dhe ju duhet të gjeni alternativa tjera, ashtu duhet të bëni edhe me jetën tuaj, përkundër rezistencave të ndryshme.

Sepse, nënvetëdija juaj e sheh ndryshimin si rrezik, rrezik nga e panjohura, dhe ne prandaj kemi shumë ngurrim ndaj të resë, të panjohurës. Sepse “komfort zona” jonë na thotë të rrimë të sigurt, derisa krijojmë rreth të ngurtë e të pakalueshëm për mundësit e reja.

Ky është momentumi kur krijohet pakënaqësia – të pakënaqur me të tashmen dhe të frikësuar nga gjërat e reja.

Por, krejt çfarë duhet të bëni për të ndryshuar, është dëshira për ndryshim dhe disa hapa të domosdoshëm që duhet t’i ndjekni, shkruan Klan Kosova.

Së pari të identifikojmë shkaktarët e energjisë negative:

Përqendrimi i madh në problemin dhe jo në kërkimin e zgjidhjeve.
Ankesa që nuk ndalen asnjëherë rreth problemeve të përditshme, të cilat mbysin energjinë tuaj, disponimin dhe fuqinë e dëshirën për të ecur përpara.
Krijimi i idesë se problemet që po përballeni me to janë më të fuqishme se sa ju, dhe vetëdija se jeni të paaftë për t’i zgjidhur.
Nuk merrni mbi vete kurrë përgjegjësitë që iu takojnë, por thjeshtë fajësoni – fajësoni të tjerët dhe vetën.
Lajmi i mirë është se ju mund të ndryshoni këtë situatë në favorin tuja, dhe ta udhëheqin jetën drejt sukseseve që kurrë nuk keni menduar se do t’i arrini, shkruan Klan Kosova.

Kjo mund të bëhet duke përcjellë disa hapa:

Fokusohuni në problemin që e keni dhe pyesni veten vazhdimisht: “Cila është zgjidhja e këtij problemi?”.
Fokusohu në nxjerrjen e më të mirës nga mendja juaj, tento të gjesh paqen rreth vetës, dhe përqendrohu.
Lejoje intuitën tënde të të udhëheqë nganjëherë, lëshoje vetën dhe mos rri i/e ngurtësuar – besoju ndjenjave tua.
Hapu para mundësive të reja, zgjerimit të shoqërisë dhe mendimit pozitiv.
Duaje veten pakushte, duaj gabimet tua, peshën tënde, të metat, gjithçka.
Fillo të bësh gjëra që rrisin energjinë tuaj të brendshme.
Bëj gjëra që rrisin lumturinë dhe libidon tuaj – seks, ose edhe vallëzim, dhe rriteni besimin në vetën.