Saturday, 18th August 2018
18 August 2018

10 këshilla se si të arrihet paqja me veten

Të gjithë dëshirojmë që të jemi në paqe me vetën.

Kjo sepse njerëzit që janë në qetësi me vetën, natyrisht që i’u kënaqen më shumë jetës, transmeton Klan Kosova.

Ja 10 këshilla se si mund të arrihet paqja me vetën.

1.Ji falenderues: Çdo mëngjes kur alarmi të i’u zgjojë nga gjumi, thjeshtë mbylli sytë dhe mendohu se sa me fat jeni. Fillo të jesh falenderues për familjen, shëndetin, punën,shoqërinë etj, pra zgjohu me mendjen tek gjërat e mira që i posedon.

2.Mënjanoji mendimet e kqija: Shpesh kemi tendencë që të mendojmë për gjëra që na bëjnë të ndjehemi keq. Çdo herë kur filloni të ndjehuni keq, thjesht merrni të lexoni diçka shpirtërore,të dëgjoni muzikë të mirë,ose të dilni me shoqëri të mirë.

3.Pranoji gjërat ashtu siç janë: Thjeshtë pranoni gjendjen në të cilën jeni sot. Ju mund të mos e pëlqeni punën tuaj,ose shtëpia ku ju jetoni nuk është shtëpia e ëndrrave të tua, por mësoheni që të vlerësosh që ke një shtëpi dhe një punë.

4.Sillu mirë me të tjerët: Fjalët e sjelljet e tua mund të kenë ndikim të madh tek njerëzit e tjerë. Por në vend të kësaj, thjeshtë silluni mirë, këshilloji e ndihmoju të tjerëve. Kështu ju mund të shihni që me këto 3 hapa, ju mund të arrini paqen me veten.

5.Kujdes se çfarë pi: Disa pije mund të ndikojnë shumë tek ne, p.sh.kafja, çaji e pijet alkoolike.

6.Fli mjaftueshëm: Mësohu që të flesh herët, në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe nësë shkon për të fjetur në ora 21.

7.Lexo libra e shiko filma të duhur: Çka ne shikojmë dhe lexojmë, ndikon në mënyrën se si ne mendojmë, pra kujdesu se për çfarë do të mendosh.

8.Mbaje pastër vendin ku jeton: Nuk mund të relaksohesh në një vend që është i çrregullt, bëje vendin ku jeton një vend të pastër e të bukur. Shtëpia duhet të jetë një vend ku të ndihesh i relaksuar sapo të hysh brenda.

9.Rri në një vend të qetë: Nuk ka asgjë të keqe nëse shikojmë television, mirëpo është diçka e keqe nësë televizioni është i ndezur tërë ditën. Qëndro së paku një pjesë të ditës në një vend pa zhurmë!

10.Rri me njerëzit e duhur: Ka njerëz që kudo që shkojnë, krijojnë problem, e pothuajse asnjëherë nuk thojnë diçka të mirë. Natyrisht që nuk mund ti eleminoni tërësisht ata njerëz nga jeta e juaj, por thjeshtë mund të limitoni kontaktet me ta.